Në të gjitha mediat e botës është bërë kryelajm deklarata e presidentit amerikan Donald Trump së dëshiron ta blejë Grenlandën, ishullin më të madh në botë, shkruan Business Insider.
Por nëse ai ka vërtetë një ambicie të tillë, para tij ekzistojnë shumë barriera. E para, Grenlanda në të cilën jetojnë 56 mijë banorë, qartë kanë deklaruar se nuk është në shitje, transmeton Telegrafi.
“Grenlanda është e pasur me resurse natyrore siç janë mineralet, uji i pastër, akulli, peshku dhe burime për energji të ripërtërishme dhe së fundmi është bërë destinacion i preferuar për turistë që kërkojnë aventura. Jemi të hapur për bashkëpunim, por jo edhe për shitje”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi.
Grenlanda është pjesë e mbretërisë së Danimarkës, kurse politikanët në Kopenhagë në një farë mënyre janë tallur me idenë që SHBA-të ta blejnë këtë ishull të shumëpërfolur.
“Shpresojmë që bëhet fjalë për ndonjë shaka, pasi një ide e tillë është groteske”, ka deklaruar Martin Lidegaard, kryetari i Këshillit danez për politikë të jashtme.
Sipas tyre, tani që jemi në vitin 2019 është paksa e kuptimtë që një shtet të propozoj blerjen e një shteti, tjetër sikur në kohën e kolonializmit.
Megjithatë, Danimarka në të kaluarën kishte shitur një pjesë të territorit SHBA-ve në vitin 1917, Ishujt Virxhin të SHBA-ve që dikur njiheshin si “Danish West Indies”. Gjithashtu, Trump nuk është presidenti që tenton që ta blejë Grenlandën.
Ish-presidenti amerikan Harry Truman i cili i kishte ofruar Danimarkës në vitin 1946, ari në vlerë prej 100 milionë dollarë që i bie afro 1,3 miliardë dollarë krahasuar me vlerën e sotme. Megjithatë, oferta e tij në fund ishte refuzuar, edhe pse SHBA-të kishin arritur marrëveshje për ndërtimin e një baze ushtarake në Grenlandë.
Sot Grenlanda është në qendër të vëmendjes për shkak të krizës së ndryshimeve globale klimatike dhe shtrihet në një pozicion të rëndësishëm gjeopolitik mes Atlantikut dhe Arktikut, dhe ka sasi të madhe të resurseve natyrore.
Vështirë është të thuhet se sa kushton Grenlanda pasi vlerësime zyrtare për një gjë të tillë nuk ekzistojnë, por bazuar në atë sesa SHBA-të kanë paguar territoret tjera që i ka blerë mund të përcaktohet një shumë paksa e afërt.
Në fillim të shekullit të 19-të, SHBA-të kishin blerë Louisianan nga Franca që ka një territor të përafërt me të Grenlandës, dhe për të kishte paguar 340 milionë dollarë të sotëm. Por është e rëndësishme të ceket që Franca asokohe bëhej gati për luftë me Britaninë e Madher dhe patjetër kishte nevojë për para, kështu që kjo shitje konsiderohet si një nga më të përfolurat në histori.
Megjithatë është vështirë të mendohet që Danimarka ta ketë konsideruar shitjen e këtij ishulli për një çmim të tillë, shkruan Business Insider.
Kah mesi i shekullit të 19-të, Rusia i kishte shitur SHBA-ve, Alaskën, paksa më e vogël sesa Grenlanda dhe Louisiana, dhe atë për 125 milionë dollarë të sotëm, që gjithashtu konsiderohet një shumë e vogël për tregun e sotëm.
GDP-ja e Grenlandës sillet rreth 2,7 miliardë dollarë, kështu që oferta e Trumanit nga viti 1946 sigurisht se do të konsiderohej si shumë e vogël. E Washington Post ka vlerësuar se ishulli do të mund të kushtonte afro 1,7 trilion dollarë.
Në anën tjetër Trump pritet që gjatë shtatorit ta vizitojë Danimarkën për herë të parë, që kur ka ardhur në krye të Shtëpisë së Bardhë. Por edhe pse vizita e tij nuk ka lidhje me propozimin për Grenlandën, ekziston mundësia që edhe kjo temë të gjendet në tavolinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës