Një incident ka ndodhur në kufirin qipriot, ku është përfshirë një shtetas grek.
Sipas autoriteteve turke, një shofer grek dyshohet se ka lënduar një motoçiklist turk, i cili ka tentuar të parakalojë veturën duke u afruar nga ana e kundërt.
Përpjekja e motoçiklistit për të kaluar në anë të mjetit ka sjellë përplasjen, transmeton Telegrafi.
Më pas shoferi grek dyshohet se ka lëvizur në mënyrë kërcënuese me thikë në dorë iu vërsul policëve turq, të cilët e kanë qëlluar dhe plagosur lehtë në këmbë dhe e kanë arrestuar.
Sipas raportimeve të para, bëhet fjalë për një burrë me probleme mendore, i cili u arrestua nga policia turke. /Telegrafi/
Yunan sürücü dehşet saçtı
Edirne Valiliği, İpsala Gümrük Kapısı gümrük sahası içerisinde aracıya motosiklete çarpıp kaçan ve daha sonra polis ekiplerinin üstüne kesici aletle yürüyen Yunanistan vatandaşı hakkında açıklama yaptı. pic.twitter.com/Bre8w6kXRb— GÜNDEM GAZETESİᅠ (@GundemEdirne) September 10, 2024