Grekët e konsiderojnë emrin në gjuhën maqedonase, pa përkthim si zgjidhje të mundshme për emrin e Maqedonisë

Termi Maqedoni me përcaktim brenda emrit të përbërë, por në maqedonisht, pa përkthime në gjuhët tjera, është ajo që në Greqi përmendet si zgjidhje e mundshme për emrin. Si propozim konkret dhe eventual mbizotëron emri “Nova Makedonia”, pikërisht ashtu siç shqiptohet në gjuhën maqedonase.
Siç njofton korrespondentit të MIA-s nga Athina, tekstet e gazetarëve nga televizionet “Sky” dhe “Antena”, nga gazetat “To Vima”, “Kathimerini” dhe “Estia”, si edhe deklaratat e deputetit të Demokracisë së Re, Giorgos Koumoutsakos dhe liderit të “Unionit të centralistëve” janë në drejtim të asaj që marrëveshja ndoshta do të ishte për emër të përbërë të shkruar në gjuhën maqedonase.
Këto parashikime dhe analiza të gazetarëve grekë dhe pikëpamjet e politikanëve, në pjesën më të madhe bazohen në deklaratën e liderit të Grekëve të Pavarur, pas mini Këshillit ministror në pallatin e kryeministrit. Panos Kammenos, të enjten, ku tha se mbetet në qëndrimet e tij, duke theksuar se “termi grek Makedonia është qëndrim i fuqishëm kombëtar”. Pikërisht mbiemri “grek”, para fjalës “termin”, është ajo që bën dallim në lidhje me deklaratat e deritanishme të partnerit të koalicionit në Qeverinë greke. Kammenos në të kaluarën, më shpesh fliste për mos pranimin e përdorimit të “terminit Maqedoni”.
“Ndoshta, për anën greke, zgjidhje do të ishte përkthimi sllav i termit Maqedoni”, shkroi “Kathimerini” pas përfundimit të takimit.
“(Kamenos) Tha se nuk do ta pranojë ‘termin grek Makedonia’ në cilën do zgjidhje. E kuptoj se i gjithë rasti lëviz drejt një emri që do të jetë në gjuhën sllave, pa përkthim. Këtë e them si vlerësim timin”, komentoi kompetenti për politikë të jashtme Giorgos Koumoutsakos gjatë një pjesëmarrje në një emision të mëngjesit në televizionin grek “Sky”.
Pikërisht ky televizion në faqen e saj të internetit e tij publikoi tekst në të cilin u referohet burimeve të MPJ-së greke.
“Zgjidhje për emrin IRJM-së, i cili do të përmbajë termin Maqedoni, por me strukturë sllave dhe do të përmbajë ndonjë përcaktues, kërkon Greqia, sipas informatave të deritanishme. Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pala greke është pozitive për emër të mundshëm Vardarska Makedonia ose Nova Makedonia”, shkruan televizioni grek “Sky” në faqen e saj,të dy emrat i publikoi siç lexohen në maqedonisht, e jo të përkthyer në greqisht.
“Nova Makedonia” në maqedonisht e shqiptoi edhe lideri i partisë greke “Union i Centralistëve” në një intervistë për televizionin grek, duke përmendur si marrëveshje të arritur mes dy vendeve.
“Puna shkon drejt Nova Makedonia. Kjo tashmë është dakorduar”, tha për televizionin “Epsilon” Vasilis Leventis, kryetar i “Unionit të Centralistëve”, parti e cila në zgjedhjet e fundit në Greqi për herë të parë hyri në Parlament.
Gazetat “To Vima” dhe Estia” dhe televizioni “Antena” dolën me analiza të ngjashme se emri ndoshta do të shkruhet në gjuhën maqedonase, pa përkhtim në gjuhë tjetër.
“To Vima” duke iu referuar burimeve të saj, shkruan se emri ndoshta nuk do të përmbajë përcaktim gjeografik dhe ndoshta do të shkruhet në cirilik, Në këto korniza, sipas gazetës, është edhe emrin “Nova Makedonia”.
“Estia” qëllimisht apo gabimisht, në vend të “Nova Makedonia” e publikoi emrin “Novamakedonski”, e shkruar në trajtë të shquar, me germa greke, por siç lexohet në gjuhën maqedonase.
“Sipas informacioneve të fundit të kapshme, zoti Nimic përpunon një zgjidhje, që e kënaq edhe Greqinë në pjesën e emrit, të irredentizmit edhe (pjesërisht) në pjesën e përdorimit të emrit të ri për të gjithë, por do të pranojë identitet maqedonas, nacional maqedonas dhe gjuhë maqedonase për shkupjanët. Emri i propozuar, siç e ka prezantuar “Estia” është “Novamakedonski”, një emër pa përkthim dhe i shkruar në alfabetin ciril, publikoi gazeta “Estia” dhe sqaron se emri i ri do të ishte në të gjitha pasaportat, letërnjoftimet, diplomat e fakulteteve, ndërsa identiteti do të mbetet i njëjtë.
Këto informacione nga gazeta, i ka ndërmarrë edhe televizioni grek “Antena” në edicionin qendror të lajmeve, me koment se emri në alfabetin cirilik do të mund të jetë zgjidhje eventuale.
“Kjo ndoshta është vetëm fillim, ndoshta Nimetz këtë do ta dorëzojë në tryezën negociuese, por procesi do të jetë i gjatë. Do të parashtrohen emra, do të tërhiqen, do të ndërrohen, do të zgjasë me muaj”, komentoi gazetarja e Televizioni grek.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri