Grupi për Ballkan ka publikuar hulumtimin Gratë në politikë: (Pa)Barazia gjinore në politikë dhe vendimmarrje.
Artikulli përshfaq pozitën e pafavorshme dhe nivelin e ulët të përfaqësimit të grave në politikë dhe institucione të vendit.
Ligji për Barazi Gjinore synon të garantojë përfaqësim të barabartë të të dy gjinive; megjithatë, situata në praktikë, ashtu edhe siç tregon hulumtimi, përfaqësimi i grave në institucione është tmerrësisht i ulët.
Artikulli identifikon aspektet që mirëmbajnë hendekun gjinor në Kosovë dhe ofron rekomandime konkrete për përmirësimin e barazisë gjinore në jetën politike dhe qeverisjen e vendit. Ndryshimi duhet te filloje nga institucionet kryesore te vendit. Si hapa te menjëhershëm, Qeveria dhe Kuvendi duhet të amendamentojë draft ligjin për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit.
Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Republikën e Serbisë, ashtu qe gratë të përfshihen në dialog.
Me vetëm një grua ministre dhe me përfaqësim, shume te ulet te grave ne qeveri, qeveria duhet te siguroje qarte përfaqësimin e drejtë te grave ne qeveri me ligjin për qeverinë qe është duke u përgatitur.
Rekomandimet tjera kane te bëjnë me reformën zgjedhore, përfaqësimin e grave në subjekte politike si dhe angazhimin e Presidentit për këtë çështje. Zyra e Presidentit përforcon me se keqi sa i përket përfaqësimit.
Grupi për Ballkan është i angazhuar të kontribuoj në konsolidimin e demokracisë dhe kohezionit social, si dhe të vazhdoj të avokoj për reforma nga të cilat përfiton e gjithë shoqëria.
Lexoni artikullin e plotë KËTU