Gratë Aktive të Komunës së Gjilanit organizuan sot protestë kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, me moton “Boll ma”.
Marshi i protestuesve është nisur nga platoja e Teatrit për të vazhduar drejtë Gjykatës Themelore me moton “Boll Mo”.
Ato, gjithashtu, kanë ftuar të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të bëjnë më shumë për të drejtat e grave dhe trajtim të barabartë me burrat.
Shpresa Kurteshi, kryesuese e Kuvendit të Komunës, kërkoi implementimin e ligjeve që mbrojnë të drejtat e njeriut nga çdo formë e diskriminimit, sepse sipas saj, fatkeqësisht rastet e fundit të vrasjeve cilat kanë ndodhur, duhet të ndalet kjo dukuri.
“Fatkeqësisht rastet e fundit të cilat kanë ndodhur kanë reflektuar dhe kanë ngritur një mobilizim të përgjithshëm të grave për ta luftuar fuqishëm, për ta ngritur zërin fuqishëm që kjo dukuri të stopoj dhe gruaja të jetoj dhe të veproj e qetë ashtu siç e meriton, sepse në fakt ajo është kontribuuesja më e madhe e çdo të mire që i ndodhë familjes dhe shoqërisë tonë”, ka thënë Kurteshi.
Aktorja Emine Toska tha se dhuna ndaj grave, është një dukuri e shëmtuar që mjerisht po rezulton me vrasjen të grave, duke arritur numri deri në 102 vrasje.
“Dhuna në familje shkatërron jetë, tronditë trungun e familjes, pengon zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi. Prandaj, duhet luftuar në çdo mënyrë për ta çrrënjosur këtë fenomen. Zero tolerancë për dhunë ndaj gruas. Të flasësh hapur për dhunën e ushtruar ndaj teje, nuk është e lehtë sot, këtë e dinë të gjithë. Nuk është vetëm dhuna dhe kërcënimi, por edhe turpi, dyshime ndaj vetës dhe traumat që i bëjnë viktimat të heshtin”, ka thënë Toska.
Arjeta Maka nga shoqëria civile ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuari barazi derisa grat dhe fëmijët të trajtohen të barabartë. Po ashtu ajo kërkoi edhe zbatim të ligjeve nga institucionet e Kosovës.
“Kontributi i vazhdueshëm për të ofruar shërbime sa më të mira për grat dhe fëmijët si viktima të dhunës në familje, nuk po rezulton të jetë i mjaftueshëm pa zbatimin e ligjeve që i kemi të aplikueshme në vend që rregullojnë fushën e të drejtave të njeriut, dhe si pasojë e kësaj, po pësojnë grat”, ka thënë Maka.
Edhe Gjylishene Berisha, aktiviste e përhershme e kauzës për të drejtat e grave ka bartur mesazhin e përbashkët për tolerancë familjare, pavarësimin e femrës, përkrahjen, respektimin e vlerave njerëzore të femrës si grua dhe si nënë e cila është shtylla kryesore e familjes, raporton KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës