LAJMI I FUNDIT:

Gratë dhe vajzat po kontribuojnë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë

Gratë dhe vajzat po kontribuojnë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë

Vajzat dhe gratë pavarësisht barrierave që kanë hasur, kanë dhënë kontributin e tyre në fushën e arsimit, ani pse ato janë të panjohura në kontributin e tyre. Kështu u tha në konferencën e parë STEMinists të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit .

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se ky program synon barazi për të gjitha vajzat dhe gratë.

“Përkundër barriera gratë dhe vajzat kanë dhënë kontribut në zhvillimin e shkencës e teknologjisë, në këto fusha që nuk janë vlerësuar ose disa vlerësime janë të njohura e disa nuk u morën vesh. Me gjithë punën e tyre, ato janë ende të panjohura fare, sigurisht se në secilin rast padrejtësisht”, tha Kurti.


Kurti theksoi se është detyre e qeverisë dhe institucioneve që të punojnë për shoqëri e shtet ku pavarësisht nga gjinia, kanë mundësi të arrijnë aty ku dëshirojnë.

“Jo vetëm si feminist por edhe STEMinists është detyra jonë të punojmë për shoqëri e shtet, ku pavarësisht nga gjinia kanë mundësi të arrijë. Përtej përfitimit personal ndikon në zgjidhjen e problemeve komplekse, trajnimeve të reja mjekësore dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Pjesëmarrja aktive në stemist ka të bëjë me barazi dhe drejtësi”, tha mes tjerash Kurti.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është zotuar se do të ofrojnë mbështetje për të gjitha vajzat e gratë në të gjitha dimensionet.

“Si qeveri e ministri vazhdojmë të punojmë jo vetëm për të avancuar gratë në shkencë e teknologji, por jemi zotuar se do të angazhohemi çdo ditë të avancojmë barazi në të gjitha dimensionet e saj. Si gra jemi të vetëdijshme për pengesat që i hasim çdo ditë, andaj edhe iu siguroj se si ministre do të angazhohemi çdo ditë që të ofrojmë mbështetje për të gjitha vajzat e gratë në të gjitha dimensionet”, tha Nagavci.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi këtë konferencë e ka quajtur si një festë e arritjeve të grave në këtë fushë.

Qerimi tha se konferenca e sotme është mundësit për të shkëmbyer idetë në promovimin e barazisë gjinore në STEM.

“Një festë e arritjeve të grave të fushën e shkencës dhe teknologjisë, mbledhkemi këtu për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme e liderëve gra. Konferenca e sotme është mundësi për të shkëmbyer idetë në promovimin e barazisë gjinore në STEM. Së bashku ne mund të krijojmë një botë ku vajzat dhe gratë kanë mundësi të barabarta të shkëlqejnë në fushën e shkencës e teknologjisë”, tha Qerimi.

STEM inists po mbahet për herë të parë në Kosovë, e cila simbolizon vëmendjen e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e arsimit në përgjithësi.

Politika e mbështetjes së vajzave e grave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikes është prezantuar për herë të parë nga Qeveria Kurti më 16 gusht 2021. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori