Granit Xhaka vazhdon shkëlqimin, shënon gol ndaj Leedsit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shënuar golin e radhës në Ligën Premier me Arsenalin.
Arsenali ka shënuar edhe golin e katërt në ndeshjen e tyre si vendasit ndaj Leeds Unitedit në takimin e javës së 29-të.
Është mesfushori nga Kosova, Xhaka, i cili ka shënuar për epërsinë 4-1.
Goli i Xhakës erdhi në minutën e 84-të të ndeshjes pas asistimit të Martin Odegaard.
Ky ishte goli i pestë i Xhakës deri tani këtë sezon në Ligën Premier. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































