LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka krahason kualitetet mes Hazardit dhe Ronaldos

Granit Xhaka krahason kualitetet mes Hazardit dhe Ronaldos

Zvicra ka udhëtuar për herë të fundit drejt Portugalisë për një kualifikues të Kupës Botërore dy vjet më parë.

Në këtë ndeshje, Granit Xhaka pranon se së bashku me bashkëlojtarë ishin frikësuar nga ballafaqimi me Cristiano Ronaldon, por të cilën gjë nuk do ta përjetojnë gjatë ditës së sotme.

Futbollisti shqiptar ka bërë një krahasim mes yllit portugez dhe super lojtarit të Chelseat, Eden Hazard, me të cilin u takua në finalen e humbur të Ligës së Evropës.


Cristiano Ronaldo (Foto by Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se ne kemi parë cilësitë e Hazardit jo vetëm në finale, por edhe në të tjera. Ai është një nga më të mirët në botë dhe nesër (sot) do të shohim një tjetër, Ronaldon, i cili sigurisht ka edhe më tepër cilësi se sa belgu.

“Ne jemi këtu për të paraqitur më të mirën tonë dhe ne presim jo vetëm që të takojmë Ronaldon, por edhe të luajmë”, ka pohuar shqiptari.

Portugalia është një ekip kompakt dhe ka lojtarë të shkëlqyeshëm individual, shtoi mesfushori.

Ndryshe, portugezët dhe zviceranët do të luajnë gjatë mbrëmjes së sotme në kuadër të Ligës së Kombeve me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori