Me rastin e 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, sonte në Krushë të Madhe janë bërë homazhe te kompleksi memorial, si dhe është bërë ndezja e flakadanëve.
Me këtë rast iu bë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti që në takimin e Uashingtonit me palën serbe të hapë temën e personave të pagjetur.
Përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve Selami Hoti gjatë ndezjes së flakadanëve në kujtim të personave të pagjetur tash e 21 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka thënë se kërkojnë me ngulm që të merren me çështjen e të pagjeturve.
“Këtu prapa nesh, me rastin e shënimit të 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë, në mënyrë simbolike jemi mbledhur që edhe kësaj radhe të t’i kujtojmë dhe të kërkojmë me ngulm nga të gjithë njerëzit, nga të gjithë akterët politikë, të cilët do të merren me këtë çështje të ndjeshme, të bëjnë më tepër për zbardhjen përfundimtare të fatit të të pagjeturve”, ka thënë Hoti.
Kryetari i Këshillit koordinues i Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Pagjetur, Ahmet Grajçevci, ka thënë se edhe pas më shumë se dy dekada të përfundimit të luftës kërkohet zbardhja e fatit të të pagjeturve.
Ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndihmojë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Krusha është dëmtuar shumë sot. Gjatë rrugëtimit në anën e majtë, të djathtë shohim varrezat e dëshmorëve, varrezat e martirëve, varrezat e fëmijëve, dhe erdhëm në Krushë, siç shihet rendi është shumë i gjatë nga dora barbare serbe që bëri krim mbi këtë popullatë të pafajshme… Shpresoj që bashkësia ndërkombëtare do të bëjë një trysni më të madhe për zbardhjen e fatit të pagjeturve pasi Kosova ka ende edhe 1641 të zhdukur. Shpresoj që edhe zyrtarët tanë në bisedime të bëjnë trysni dhe janë të obliguar të bëjnë trysni sepse pa një trysni të madhe të bashkësisë ndërkombëtare mbi Beogradin, nuk do të zbardhet fati i të pagjeturve”, ka thënë Grajçevci për KP.
Ndërsa, Kumrie Karaçica nga Shoqata për persona të zhdukur, ka një apel për kryeministrin Hoti para takimit të tij në shtator me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë.
“Kishim bërë apel kryeministrit që do të udhëtojë në Uashington që temë diskutimi të jetë çështja e personave të zhdukur, sepse është një kohë shumë e gjatë që jemi duke pritur që të kthehen edhe ata 1641 të zhdukur, të cilët janë marrë të gjallë nga Kosova dhe janë torturuar, janë masakruar dhe për t’i zhdukur gjurmët e tyre, i kanë zhdukur dhe i kanë dërguar në Serbi”, ka thënë Karaqica. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës