Një grafiti me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve në lagjen Autokomandë në Shkup është fshirë.

Grafiti nga "Vdekje për shqiptarët" është shndërruar në "Ti je zemër".


Në faqen në 'Facebook' "Krimet e urrejtjes" mund të shihen grafiti të cialt kanë shprehur gjuhë të urrejtjes dhe janë shndërruar në mesazh paqeje. Para disa ditësh grafiti "Vdekje për shqiptarët" në Aerodrom të Shkupit po ashtu u zëvendësua me grafiti "Ti je njeri".

Ndryshe, në Shkup shpesh herë mund të shihen mesazhe kundër shqiptarëve dhe me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes./Telegrafi/

132204265 1467957486735608 1756559056116937686 n

132614060 1467957420068948 3653536665816295500 n