Në disa objekte banimi në Gostivar janë shkruar grafite me përmbajtje naziste dhe antishqiptare. Bashkë me parullën “Vdekje për shqiptarët”, janë vizatuar edhe simbole nënçmuese e ofenduese nga më të ndryshmet.

Grafite të tilla janë shkruar në objektet banesore drejt stacionit të autobusave, konkretisht tek banesat kolektive në rrugën "Mara Ugrinova".


Qytetarët për televizionin Globi theksuan se këto grafite përbëjnë kërcënim për to. Sipas tyre ato janë shkruar në orët e vona të natës së kaluar ose herët mëngjesin e sotëm.

Rasti është denoncuar edhe në Polici nga ku kanë theksuar se ekipet policore do të dalin menjëherë në vendngjarje dhe do të ndërmarrin masa për evitimin e shkrimeve të tilla provokuese dhe urrejtëse.

358153341 828186695332443 439908088310925548 n

358406163 828186725332440 5210032531861798115 n

359496805 828186758665770 2948516914558141124 n