Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar në emisionin “Politikë”, në Tribuna Channel, me Sejdi Demirin se edhe një fëmijë që sapo ka filluar të mendoj e dinë dhe e ka të qartë se kush qëndron prapa aktit të djegies së veturave.
Sipas tij, aktit të djegies së veturave i gëzohen vetëm armiqtë e Kosovës, ata të cilët dëshirojnë ta shohin Kosovën si shtet të dështuar.
“Populli thotë se një katund që shihet s’don kallauz, se kush qëndron prapa këtyre akteve është e fshehtë publike edhe një fëmijë që sa ka nis të mendoj e din dhe e ka shumë të qartë se kush qëndron prapa këtyre akteve”, ka thënë ai.
Grabovci, ka pohuar se cenimi i pronës private është i palejueshëm, madje ai thotë se shumë më e rëndësishme se sa djegia e një veture është mesazhi dhe mesazhi që po dërgohet është paralajmërim i rrezikshëm jo vetëm për Kosovën por edhe për qytetarët e saj.
Ai ka thënë se fati i Kosovës dhe i popullit të saj edhe i lidhur përjetësisht me perëndimin, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E, sa i përket dërgimit të lëndës në Gjykatë Kushtetuese nga opozita të cilët po e kontestojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit president, Grabovci ka thënë se çdo veprim që është demokratik nuk mund askush ta kundërshtojë.
“Çdo veprim që është demokratik, çdo mjet që është demokratik që opozita dëshiron të arrij qëllimet e veta në mënyrë korrekte në mënyrë absolute nuk kam të drejtë as unë ,as kush tjetër t’ia kontestoj dhe të dal kundër. Mirëpo kemi të drejtë dhe obligim të gjithë deputetët pa përjashtim t’i kundërshtojmë mjetet , veprimet e cilit do qoftë, të kujt do qoftë , kurdo qoftë dhe kudo qoftë që manifestohen ti luftojmë ato”, ka deklaruar ai.
Grabovci, ka thënë se në ditën kur Hashim Thaçi është zgjedhur president është respektuar çdo procedurë që parasheh Gjykata Kushtetuese.
“Ne veprimet e Gjykatës Kushtetuese asnjëherë nuk I kemi kontestuar sepse nëse ne nuk I njohim vendimet e Gjykatës atëherë nuk e njohim institucionin tonë më të lartë që është i thirrur për të bërë interpretim , prandaj atëherë ne nuk e njohim vetveten nuk e njohim shtetin tonë”, ka pohuar Grabovci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025