Grabitje e armatosur në një kazino në Prishtinë, flet Policia

Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth rreth orës 23:00, në Prishtinë.
Bëhet fjalë për një grabitje në një kazino në rrugën B.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se, dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë arritur që të grabisin një sasi parash nga lokali në fjalë.
“Policia ka marrë informatën rreth orës 23:00, për një grabitje të armatosur të ndodhur në një kazino në rrugën B në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë arritur që të grabisin një sasi parash nga lokali në fjalë”, ka thënë Borovci.
Ndërkaq, Policia është duke u marrë me rastin./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/01/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































