LAJMI I FUNDIT:

Grabitja e armatosur në Shtime, policia jep detaje tjera

Grabitja e armatosur në Shtime, policia jep detaje tjera

Është raportuar se dje në Shtime katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një shumë të parave, vlera e të cilave ende nuk dihet, njofton Policia e Kosovës në raportin ditor.

Të dyshuarit pasi e kanë kryer grabitjen gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet kanë shtënë me armë zjarri por nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Grabitja e bankës në Shtime, banorët të tmerruar nga ajo që panë e dëgjuan
Lexo po ashtu Grabitja e bankës në Shtime, banorët të tmerruar nga ajo që panë e dëgjuan

Njësitë policore janë vënë në ndjekje të të dyshuarve por gjatë ikjes prapë të dyshuarit kanë shtënë me armë në drejtim të Policisë por nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.


Automjetit të cilin e kanë shfrytëzuar të dyshuarit për grabitje ia kanë vënë zjarrin në një rrugë malore dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Me rastin janë duke u marrë të gjitha njësitë relevante të Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori