Site icon Telegrafi

Gosens thumbon Ronaldon: Kësaj radhe nuk i kërkova fanellën, pasi dua të shijoj fitoren

Robin Gosens e pranon që paraqitja e tij për Gjermaninë kundër Portugalisë ishte ‘e paharrueshme’ dhe ai nuk e kërkoi këtë herë nga Cristiano Ronaldon të ndërrojnë fanellat.

Mbrojtësi i krahut i Atalantas mori duartrokitjet e gjithë tifozëve pas fitores 4-2, pasi shënoi një gol, dha dy asistime, ndihmoi në krijimin e një goli tjetër dhe pa një gol të bukur në fillim të ndeshjes teksa iu anulua.

“Nuk di nga të filloj!. Sigurisht që është një natë e paharrueshme për mua. Mundëm një ekip vërtet të fortë dhe unë shënova golin tim të parë në këtë turne, si dhe një asistim. Jam i lumtur dhe krenar”, ka thënë fillimisht Gosens pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Portugali 2-4 Gjermani: Gosens e Ronaldo më të mirët në fushë

“Ne e dinim se do të duhet të fitonim sot, sepse nëse do të humbnim këtu, do të bëhej vërtet e vështirë të kualifikoheshim. Ne u përpoqëm të japim gjithçka si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Jam i lumtur që fituam ndeshjen”.

Disa muaj më parë, Gosens e pranoi se i kishte kërkuar Ronaldos të ndërronte fanellat pas një ndeshje midis Juventusit dhe Atalantas, por CR7 e refuzoi atë.

Lexo po ashtu Momenti që edhe Ronaldo duhet të ndihet i turpëruar - si e përjetoi Gosens refuzimin nga portugezi për një fanellë

Shokët e tij të ekipit italian bënë një shaka me të duke i paraqitur atij një fanellë krejt të re të Ronaldos në dhomën e zhveshjes.

Por, a e kërkoi këtë herë Gosens fanellën e Ronaldos?

“Unë nuk i kërkova atij fanellën, pasi dua të shijoj fitoren dhe këtë mbrëmje”, u përgjigj gjermani duke përfunduar edhe deklaratën e tij pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version