Kryetari i Listës Serbe dhe njëherit kryetari i Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiç, ka reaguar pasi Njësia Speciale e Policisë së Kosovës – ROSU, ka vepruar në veri gjatë vizitës së Presidentit Thaçi në Liqenin e Ujmanit.
“Njësitë e Armatosura paraqesin një shembull të sulmeve për paqen dhe sigurinë e serbëve në Kosovë. Ky është një sulm me pasoja të mëdha për jetën e serbëve në veri të Kosovës”, ka thënë Rakiq.
Ai ka ftuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të reagojë për të mbrojtur popullin serb dhe pronat e tyre.
“Nëntëmbëdhjetë vjet njerëzit tanë jetojnë me frikë dhe pasiguri, por nuk do të jemi vëzhgues të heshtur, ndërkohë që paqja dhe jeta e fëmijëve tanë kërcënohen nga dikush. Le të dinë të gjithë se serbët kurrë nuk do ta lejojnë këtë ndërhyrje të ndodhë përsëri”, ka thënë Rakiq.
Sipas tij, kjo është hera e fundit e Thaçit, që do të vizitojë Liqenin e Ujmanit, pasi ka thënë se Ujmani është i serbëve.
“Zgjerimi i pranisë së ROSU në veri po prek më shumë përpjekjet tona për të qetësuar tensionet në fushë mes njerëzve që janë të zemëruar për një ndërhyrje të tillë”, ka thënë Rakiq.
Ndërkohë, Thaçi gjatë vizitës në Liqenin e Ujmanit, ka dërguar mesazhin se Kosova është e lirë dhe e pavarur…
“Dërgoj mesazhin për të gjithë qytetarët që të punojmë së bashku për Kosovën e re. Kosova është një, është e pavarur dhe sovrane. Bisedat që do të zhvillohen në ditët, javët dhe muajt në vazhdim në Bruksel do të jenë për paqe, stabilitet dhe njohje reciproke”, ka thënë Thaçi./Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Disa qytete do të marrin pajisje të reja zjarrfikëse nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale