Goran Grujoskit i ndryshohet masa e ndalimit, nga paraburgimi në burg shtëpiak

Këshilli gjyqësorë pranë Gjykatës themelore Shkupi 1 në Shkup, ka sjellë vendim për lëshimin nga paraburgimi të Goran Grujoskit, i dyshuari kryesorë në lëndën ''Fortesa'' të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, i dyshuari Grujoski, ka marrë masën e arrestit shtëpiak. Palët mund të parashtrojnë ankesë ndaj këtij vendimi deri te Gjykata më e lartë.
Në lidhje me kërkesën për masën e kujdesit për katër të dyshuar tjerë, ndër të cilët edhe Gordana Jankullovska, Këshilli gjyqësorë do të sjellë vendimin më 6 prill, pra javën e ardhshme./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































