LAJMI I FUNDIT:

Google do të investojë 600 milionë euro në Finlandë

Google do të investojë 600 milionë euro në Finlandë

Kompania Alphabet që ka në menaxhim gjigantin botëror të motorit të kërkimit Google, do të investojë rreth 600 milionë euro për të ndërtuar një qendër të re të të dhënave në Finlandë.

Siç raporton agjencia vendore e lajmeve YLE, përcjell Telegrafi, kjo qendër do të ngrihet në qytezën Hamina që gjendet rreth 145 kilometra në lindje të kryeqytetit Helsinki që ka 20 mijë banorë.

Qendra e re e të dhënave pason pas qendrës së parë të Google në Hamina që ishte ndërtuar në vitin 2011 dhe çon në 1.4 miliard dollarë totalin e investimit në këtë vend.


Sekretari i përhershëm i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punësimit, Jari Gustafsson, ka thënë se investimi i rëndësishëm i Google në qendrën e të dhënave është një lajm i mirë dhe tregues i një mjedisi të qëndrueshëm dhe konkurrues, që njëkohësisht forcon infrastrukturën dixhitale të Finlandës. /Telegrafi/