LAJMI I FUNDIT:

Google, Microsoft dhe Meta bashkojnë forcat për të luftuar hakerët

Google, Microsoft dhe Meta bashkojnë forcat për të luftuar hakerët

Google, Microsoft dhe Meta kanë bashkuar zyrtarisht forcat për të formuar një komitet drejtues për të përmirësuar sigurinë e aplikacioneve përmes Aleancës së Mbrojtjes së Aplikacioneve të ristrukturuara, e cila tani është pjesë e familjes së Fondacionit Linux.

Treshja planifikon të “zgjerojë fushëveprimin e Aleancës për të inkurajuar zbatimin e përbashkët të standardeve të industrisë për sigurinë e aplikacioneve”, transmeton Telegrafi.

Aleanca e Mbrojtjes së Aplikacioneve u themelua nga Google në vitin 2019 për të garantuar sigurinë e Google Play Store dhe ekosistemit të aplikacioneve Android, dhe qëllimi i aleancës ishte zbulimi dhe parandalimi i ‘malware’.


Aleanca zgjeroi fushëveprimin e saj në 2022, duke u fokusuar në standardet e sigurisë së aplikacioneve. Aleanca tani përfshin bashkëpunime në të gjithë industrinë për mbrojtjen nga ‘malware’ dhe vlerësimin e sigurisë për cloud dhe aplikacionet mobile. Aleanca tani ka 17 anëtarë.

“Aleanca e Mbrojtjes së Aplikacioneve do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të besimit në sigurinë e përgjithshme të aplikacioneve, duke u bashkuar me të tjerët në industri që ndajnë një angazhim të palëkundur për mbrojtjen e përdoruesve”, tha Dave Kleidermacher, nënkryetar i inxhinierisë për Android dhe Made-by-Google Security & Privacy në Google.

Përveç Google, Microsoft dhe Meta, anëtarët e Aleancës së Mbrojtjes së Aplikacioneve përfshijnë BishopFox, Dekra, ESET, KPMG, Leviathan, Lookout, McAfee, NCC Group, NetSentries Technologies FZCO, NowSecure, Orange Cyberdefense South Africa Ltd, Prescient Security, PwC, Schellman, TAC Security, TrendMicro dhe Zimperium. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Neuralink i Elon Musk sapo i ka bërë njeriut të tretë një implant truri - priten deri në 30 implante të tjera në vitin 2025

Neuralink i Elon Musk sapo i ka bërë njeriut të tretë një implant truri - priten deri në 30 implante të tjera në vitin 2025

Teknologji
Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Teknologji
A do të jenë në gjendje përdoruesit e TikTok-ut ta përdorin aplikacionin pas një ndalimi të mundshëm?

A do të jenë në gjendje përdoruesit e TikTok-ut ta përdorin aplikacionin pas një ndalimi të mundshëm?

Teknologji
Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Teknologji
Themeluesi i Facebook e bën të qartë se çfarë nuk i pëlqen tek Apple

Themeluesi i Facebook e bën të qartë se çfarë nuk i pëlqen tek Apple

Teknologji
Apple hoqi dorë, por jo edhe Samsung - kjo është ideja e re e kompanisë koreane

Apple hoqi dorë, por jo edhe Samsung - kjo është ideja e re e kompanisë koreane

Teknologji
Kalo në kategori