LAJMI I FUNDIT:

Google Maps bëri një ndryshim që nuk u pëlqen përdoruesve

Google Maps bëri një ndryshim që nuk u pëlqen përdoruesve

Shumica e përdoruesve të Google Maps janë kundër ndryshimeve që janë zbatuar dhe duan të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Google Maps tani po prezanton paletën e re të ngjyrave për më shumë përdorues, e përdoruesit janë mjaft të mërzitur, transmeton Telegrafi.

Edhe pse këto nuk janë ndryshime drastike, ngjyrat e reja të Google Maps i befasuan përdoruesit dhe i bënë ata të ndiheshin jo rehat.


Ka gjithnjë e më shumë postime në Reddit dhe platformën X (dikur Twitter) kundër zgjedhjeve të reja të ngjyrave të Google.

Rrugët, të cilat dikur ishin të shënuara me të bardha, tani janë ngjyrë hiri.

Ngjyra e kaltër që shënonte zonat me ujë tani është dukshëm më e zbehtë, ndërsa zonat e pyllëzuara janë një e gjelbër më e errët se më parë.

Treguesi i rrugës tani është shumë më i ndritshëm dhe e kaltra në mënyrë të papërshtatshme.

Përdoruesit konsiderojnë se rrugët tani janë më të vështira për t’u parë në Google Maps, nëse nuk zmadhohen mjaftueshëm.

Një nga ankesat më të mëdha është se ngjyrat e reja e bëjnë të vështirë shikimin e detajeve në hartë, sepse ato janë të lara.

Nuk dihet pse Google vendosi të ndryshojë ngjyrat për Maps, por ndoshta komentet e përdoruesve të pakënaqur do ta detyrojnë kompaninë të kthehet në ngjyrat e mëparshme. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple dhe Musk përplasen për planet e zgjerimit të lidhjes satelitore

Apple dhe Musk përplasen për planet e zgjerimit të lidhjes satelitore

Teknologji
Një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, vegla e re e OpenAI fiton vëmendjen e përdoruesve në mbarë botën

Një milion përdorues të rinj në vetëm një orë, vegla e re e OpenAI fiton vëmendjen e përdoruesve në mbarë botën

Teknologji
Franca gjobit Apple me 150 milionë euro për

Franca gjobit Apple me 150 milionë euro për "mjetin e mbledhjes së të dhënave"

Teknologji
Nëse përdorni iPhone, shikoni nëse modeli juaj po merr iOS 19

Nëse përdorni iPhone, shikoni nëse modeli juaj po merr iOS 19

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Pamje që tregojnë si do të duket Google Pixel 10 Pro Fold

Pamje që tregojnë si do të duket Google Pixel 10 Pro Fold

Teknologji
Kalo në kategori