LAJMI I FUNDIT:

Google Earth mbulon afro 98 për qind të hapësirës tokësore

Google Earth mbulon afro 98 për qind të hapësirës tokësore

Duket se Google, tani i sheh gati të gjitha zonat e planetit tonë.

Në postimin e bërë në një blog, Google Earth ka bërë të ditur se mbulon 98 për qind të hapësirës tokësore, derisa ka të regjistruara rreth 17 milionë kilometra rrugë në Street View, transmeton Telegrafi.

Sikur të vendosen këto në perspektivë, me këto regjistrime rrugësh mund të mbështillet bota për 400 herë, ndërsa përdoruesve iu mundësohet të hulumtojnë në mbi 57 milionë kilometra katrorë të imazheve satelitore, që do të thotë vërtetë shumë.


“Derisa këto pamje, na tregojnë për pjesë të botës që vështirë mund t’i vizitojmë ndonjëherë, Google Earth ofron mundësin e regjistrimit të pamjeve të ndryshme të kësaj bote, që gjithnjë po ndryshon”, thuhet në blog.

Megjithëse duke e thjeshtë, procesi i regjistrimit të këtyre pamjeve është mjaftë i vështirë dhe ato realizohen me makinat e Street View, por në disa terrene duhet të shfrytëzohen makinat që lëvizin me shirita si tanket.

Kur edhe këto makina janë të padobishme, kamerat vendosen në biçikleta, në helmeta ushtarësh, mbi dele, apo edhe deve.

Që të marrin sa më shumë pamje për Google Earth, hulumtuesit kanë punuar edhe në zona ku nuk ka harta, që e kanë bërë të pamundur që të regjistrohet e gjithë sipërfaqja e këtij planeti. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Teknologji
Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
Kalo në kategori