Interi ka etiketuar portierin e ri të Atalantas, Pierluigi Gollinin si zëvendësues të sllovenit Samir Handanovic.

Portieri i tanishëm i Interit, Samir Handanovic është 34 vjeç dhe po i afrohen vitet e muzgut të karrierës së tij.


Megjithatë, drejtuesit e klubit zikaltër thuhet se kanë gjetur në Serie A zëvendësimin e tij.

Sipas mediumit CalcioMercato, portieri i Atalantas, Gollini është subjekt i interesimit të Interit.

Gollini Gollini gjatë një ndeshje me Atalantan (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Portieri italian shihet si zëvendësim ideal afatgjatë për sllovenin Handanovic.

23-vjeçari aktualisht vlerësohet në 15 milionë euro dhe ky çmim duket i arritshëm dhe jo fortë i lartë nga Interi.

Gollini Gaglia DAmbrosio Gollini së bashku me dyshen e Interit, Gagliardini dhe D'Ambrosio (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Zyrtarët e klubit Nerrazzuri do ta shohin atë nga afër kur dy klubet të takohen në Serie A të dielën pasdite.

Gollini në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e Veronas në Serie A dhe Aston Villas në Angli, teksa ka marrë ftesë edhe nga trajneri i Italisë, Roberto Mancini. /Telegrafi/

telegrafi sport app