Goli i Koscielny ishte i rregullt! (Video)

Ish zyrtari i lartë i drejtsisë në Ligën Premier, Dermot Gallagher ka deklaruar për Sky Sports se goli i Koscielny ndaj Burnley ishte i rregulltë.
Arsenali triumfoi në saje të një goli në kohën shtesë, të cilin e shënoi francezi pas një prekje të 'rregullt' me dorë të topit.
''Së pari Koscielny nuk ishte fare në pozicion jashtë loje. Ai e largoi dorën dhe e ngriti lart për të mos e goditur topin''
''Ai nuk e goditi me dorë topin, por topi e goditi atë dhe sipas rregullave goli ishte i drejtë dhe gjyqtari bëri mirë'', u shpreh Gallagher.

Nga
Telegrafi
04/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































