Atletico Madridi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Interit me rezultat 1-0, në përballjen e xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe raste të menjëhershme. Interi rrezikoi që në minutën e 3-të, kur Federico Dimarco u shfaq dy herë pranë golit: fillimisht me një goditje dënimi të ndalur nga Musso dhe më pas me një gjuajtje brenda zonës që shkoi pak centimetra jashtë shtyllës së djathtë.


Atletico Madrid mendoi se kishte kaluar në epërsi në minutën e 9-të me Julian Alvarez, por goli u anulua menjëherë për prekje me dorë. Pas një rishikimi të gjatë të VAR-it në minutën e 10-të, gjyqtari Letexier vendosi që goli qëndron.

Në minutën e 36-të, vendasit kërkuan penallti pas rrëzimit të Giuliano Simeones, por gjyqtari nuk u bind pavarësisht protestave të lojtarëve.

Pjesa e parë u mbyll me Atletico Madrid në epërsi 1-0, në një 45-minutësh plot dinamizëm, tension dhe vendime të rëndësishme arbitrare. /Telegrafi/

telegrafi sport app