LAJMI I FUNDIT:

Golden State Warriors marrin fitoren e dytë ndaj Mavericks

Golden State Warriors marrin fitoren e dytë ndaj Mavericks

Golden State Warriors ka marrë edhe fitoren e dytë në finalen e Konferencës së Perëndimit në NBA.

Në ndeshjen e zhvilluar në Chase Center të San Franciscos, Warriors ka triumfuar me nëntë pikë diferencë ndaj Dallas Mavericks 126:117 për ta ngritur epërsinë në 2-0.

Në dy çerekët e parë ishin mysafirët që kishin lojën nën kontroll duke fituar (25:32 dhe 33:40) dhe shkuan në pushim mes pjesëve me epërsi të thellë prej 14 pikëve.


Mirëpo në dy çerekët e fundit të ndeshjes, djelmoshat e Steven Kerr ishin fantastik duke i fituar ato me rezultat (25:13 dhe 43:32).

Stephen Curry ishte më i miri për vendasit në këtë takim me 32 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Jordan Poole që shtoi 23 pikë, derisa Looney e mbylli takimin me 21 pikë e 12 kërcime.

Tek skuadra mysafire më i dalluari ishte slloveni Luka Doncic që pati paraqitje fantastike me 42 pikë, ndërsa Brunson shtoi 31 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshja e tretë finale do të zhvillohet në Teksas, ku Dallas do të tentoj të marrë fitoren e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori