Golden State shkel Indianan, fiton edhe San Antonio Spurs (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë në NBA.
Padyshim ndeshja kryesore ishte mes Golden State Warriors dhe Indiana Pacers.
Kjo e fundit triumfoi me rezultat të thellë prej 120:83, duke i shkaktuar një prej humbjeve më të thella ish-kampionëve, transmeton Telegrafi.
Klay Thompson shënoi 25 pikë, ndërsa Stephen Curry shtoi 22, 6 kërcime dhe po aq asistime. Kevin Durant realizoi ‘double-double’ me 14 pikë dhe 11 kërcime.
Në anën tjetër Stucky shënoi 21 pikë ndërsa Jang shtoi 14 sosh.
Gjersa për Goldenin kjo ishte fitorja e 12-të kundrejt 2 humbjeve për Indianan kjo ishte humbja e tetë kundrejt shtatë fitoreve. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Detroit 96-99 Houston
Minnesota 93-99 Boston
Charlotte 90-105 Memphis
Philadelphia 101-94 Miami
Washington 106-101 Phoenix Suns
Milwaukee 93-89 Orlando
San Antonio 96-91 Dallas
LA Clippers 123-115 Toronto



















































