LAJMI I FUNDIT:

Golden State është kampion i Lindjes! Curry i pandashëm me 7 trepikësha (Video)

Golden State është kampion i Lindjes! Curry i pandashëm me 7 trepikësha (Video)

Në natën madhështore në Oracle Arena është konfirmuar “rikthimi i madh” i kampionit aktual të NBA-së – Golden State.

Warriors triumfuan në ndeshjen e shtatë të serisë finale të ‘Play-Off’ të Konferencës Perëndimore, duke triumfuar me rezultat prej 96:88 kundër Oklahoma City Thundersit.

Warriors një javë më parë ishin në disavantazh prej 3:1 me ndeshje, ndërsa tani bëhet vetëm ekipi i dhjetë në histori të ligës më të fortë të basketbollit që e bën këtë përmbysje të madhe.


Stephen Curry ka vendosur edhe një tjetër rekord të ri duke shënuar 36 pikë në saje të shtatë tre pikëshave, e cila ka ngritur shifrën në 32 tresheve në ‘Play Off’, raporton Telegrafi.

oklahoma 2

Klay Thompson ishte basketbollisti i dytë më efikas te kampioni me 21 pikë, Draymond Green shënoi 11 pikë, ndërsa duhet theksuar edhe paraqitjen e Iguodalas, i cili përpos shtatë pikëve ka luajtur një mbrojtje të duke ndalur Kevin Durantin.

Në anën tjetër, Durant ka përfunduar ndeshjen me 27 pikë, ndërsa Russell Westbrook regjistroi ‘double-double’ prej 19 pikë dhe 13 asistimeve. Serge Ibaka shënoi 16 pikë.

Tani është koha për një finale spektakolare ndaj Cleveland Cavaliers, ku ndeshja e parë zhvillohet ditën e enjte në Oracle Arena të Golden State. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori