Skuadra e Golden Eagle Ylli është duke shqyrtuar mundësinë e tërheqjes nga garat e Superligës së Kosovës në Basketboll.
E gjithë kjo pas përleshjes mes tifozëve të Bashkimit dhe skuadrës së Suharekës, ku këta të fundit akuzojnë mysafirët dhe mbajnë përgjegjës kryesinë e klubit prizrenas për nxitjen e dhunës.
Kështu ka njoftuar klubi përmes një komunikate të lëshuar.
Në bazë të informatorit nr.4 të komisarit të garave të datës 01.11.2016,në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit të Klubit të Basketbollit “Golden Eagle Ylli” duke analizuar e diskutuar gjatë,dalim me këtë: KOMUNIKATË Është skandaloze,tendencioze dhe i papranueshëm dënimi i shqiptuar nga komesari i garave dhënë ndaj klubit tonë me 1 ndeshje pa prezencën e publikut dhe në shumën 1000 euro. Në çdo shkresë dhe komunikatë që e kemi lëshuar si klub,çdo herë jemi distancuar nga skenat e dhunës dhe çdo herë do të jemi kundër skenave të dhunës, si bord drejtues dhe nga gjithë qyteti i Suharekës.
Duke analizuar ndeshjen nga fillimi e deri në fund,jemi të habitur se në bazë të cilit raport të delegatit merren këto vendime tendencioze nga ana e komisarit të garave. Ne bëjmë pyetje se a është lexuar raporti i delegatit apo i lartpërmenduri merr vendime sipas tekeve dhe dëshirave të tijë. Ne si klub kemi respektuar nenin 28,pika 4 të Propozicioneve të garave ku na sugjeron që t’i sigurojmë 10 karrike për ekipin mik. Gjithë ekcesi që ndodhi në ndeshje ishte inskenim dhe provokim nga drejtuesit e klubit të Bashkimit të shënuar edhe në protokoll nga delegati Nexhdet Hoxha me këto fjalë “24 sekonda pa përfunduar vazhdimi, nga ana e zyrtarëve të KB Bashkimit është ardhur deri te provokimi i publikut duke provokuar në mënyrë brutale
I pyesim federatën se çfarë standarde apo kritere i duhen komisarit të garave të dënohen edhe kryesia e një klubi ku zyrtarisht ishin të ulur në karriget e rezervuara. Ne si klub kontestojmë njëanshmërinë e Komisarit të garave,i cili për tjerët është i mëshirueshëm por për skuadrën tonë tejet dorëlirë. Nuk po ndalet të ndajë ndëshkime. Nëse dikujt i pengon një klub i cili për 3 vite me radhë i dha hijeshi dhe jetë Superligës së Kosovës,atëherë të jenë më transparentë dhe të na e thonë edhe zyrtarisht e të mos inskenojnë situata të tilla sikur ai i edicionit të kaluar dhe ky i tanishmi. Iu kujtojmë se inskenime të tilla nuk i ndihmojnë basketbollit por vetëm e dëmtojnë. Në këtë mënyrë edhe këta donatorë të pakët do të lodhen dhe në përgjithësi do të lodhen edhe basketbolldashësit me situata të tilla.
Gjatë ditës së sotme,ne kemi konstatuar ekspertë vendorë e ndërkombëtar,që i njohin rregullat e zyrtare të lojës së basketbollit dhe propozicionet e garave. Nga të gjithë kemi marrë këtë përgjigje: “NË RASTE TË TILLA NUK DËBOHET PUBLIKU NGA SALLA POR VETËM PJESA NGA VIJE SULMI” Gjatë shikimit të video incizimit, kemi vërejtur se sulmuesi vie nga parketi,pas provokimit të vazhdueshëm nga drejtuesit e skuadrës mike. Kjo dëshmon se vendimi i gjyqtarëve dhe delegatit të lojës ishte i njëanshëm dhe jo profesional,dhe ne jemi viktima. Ne u kemi tërhequr vëmendjen gjyqtarëve që të mos e zbrazin palestrën por ata na janë përgjigjur kështu : “PO I LARGOJMË PËR SHKAK TË EKIPIT MIK”. Për fund ne asnjëherë nuk lejojmë degradimin apo keqpërdorimin e klubit tonë dhe gjithë qytetit të Suharekës e donatorëve. Nga sot ne kemi ndërprerë stërvitjet dhe jemi duke e shqyrtuar edhe seriozisht tërheqjen nga garat e më tutjeme. Nuk do të lejojmë asnjëherë që djersën e të gjithëve ta na e humbin me vendime tendencioze dhe aspak reale. U bëjmë thirrje gjithë strukturave të FBK-së që edhe një herë të ri monitorojë raportin e delegatit të ndeshjes dhe të mos aplikoj standardet e dyfishta në vendime përkatëse. Më 01.11.2016 Bordi i KB Golden Eagle Ylli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Thiago Motta “frikëson” Interin, pasi Juventusi po afrohet – por trajneri refuzon të flasë për Scudetto

“Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë” – Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës