Golden Eagle Ylli shijon fitoren e parë në Superligë, mposht Vëllaznimin

Golden Eagle Ylli ia ka bërë sefte me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës.
Ylli fitoi me rezultat të ngushtë 84-82 (25:12, 15:27, 20:24, 24:19).
Klubi nga Thëranda e nisi fuqishëm çerekun e parë, për ta mbyllur me plot 13 pikë epërsi (25:12), sidoqoftë Vëllaznimi papritur u këndell në çerekun e dytë për ta lënë diferencën vetëm një pikë pasi e fitoi me rezultat 15:27.
Vëllaznimi pastaj e përmbysi epërsinë e Yllit duke e fituar çerekun e tretë me rezultat 20:24. Sidoqoftë, klubi suharekas në çerekun vendimtar ishte më e mirë për ta mbyllur me pesë pikë epërsi (24:19).
Më i miri në këtë ndeshje ishte Trevon Allen me 27 pikë, nëntë topa të kthyer e katër asistime, derisa te Vëllaznimi u dallua Marques Warrick me 28 pikë, dy topa të kthyer e dy asistime./Telegrafi/




















































