Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka njoftuar fansat se më 3 korrik lanson këngën e re dedikuar diasporës.


Siç bën të ditur, kjo këngë e Arian Agushit (emri i vërtetë i reperit) do publikohet pikërisht në kohën kur diaspora vjen në vendlindje në sezonin e verës.

Screenshot 1 97 Gold AG së shpejti me këngë të re (Foto: Instagram)

"Po vjen një këngë 'Diaspora', 03 korrik", ka qenë mbishkrimi në një postim të reperit të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Sido që të jetë, 34-vjeçari nuk ka zbuluar ndonjë detaj shtesë apo ndonjë pjesë nga videoklipi i tij i ri.

Gold AG ditë më parë kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me bukuroshen nga Gjilani, Ermira Shkodra.

Të njëjtit mes tjerash realizuan edhe një fotosesion të ri në Prishtinë, si nuse e dhëndër. /Telegrafi/