Ashtu siç kishte paralajmëruar, Gold AG, ka lansuar një nga projektet e reja muzikore.

“Sofra e nanës” titullohet kënga e re e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Arian Agushi (emri i vërtetë) në këtë projekt ka trajtuar një nga temat më prekëse - atë të kurbetqarëve, duke marrë parasysh sakrificat e tyre jashtë vendlindjes.

Screenshot 6 24 Gold AG (Foto: YouTube)

Për tekstin dhe muzikën është kujdesur vet artisti, ndërsa orkestrimin e ka bërë kompozitori Florent Boshnjaku.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit ‘MProduction’.

Gold AG vjen me një paraqitje të mirë në klip dhe tashmë këngën e gjeni të disponueshme në kanalin YouTube.

Reperi i njohur ka paralajmëruar edhe disa këngë të tjera për dëshmorë, të cilat pritet t'i lansojë ditëve në vijim. /Telegrafi/