Gold AG paralajmëron gjashtë këngë të reja për dëshmorë

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, shquhet tashmë për tekstet e projektet e tij patriotike.
Ai së fundmi ka njoftuar fansat se ka gati gjashtë projekte, të cilat pritet t’i lansojë nga muaji tetor.
I njëjti njëherësh ka zbuluar titujt e këngëve që ia ka dedikuar dëshmorëve të kombit.

Ky është postimi i plotë i artistit shqiptar:
“Disa nga këngët për dëshmorë në vazhdim nga tetori. 1. Tornado 2. Fadil Maloku 3. Hamëz Jashari 4. Bardhyl Osmani 5. Indrit Cara”.
Reperi i njohur ka qenë duke i shijuar disa ditë pushimi në Turqi bashkë me gruan e tij, doktoreshën e estetikës nga Gjilani, Ermira Shkodrën.
Të njëjtit i dhanë fund beqarisë në qershor të këtij viti ndonëse nuk organizuan ndonjë ceremoni. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/09/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































