Edhe pse Kastriot Rexha është lider me 12 gola, mesfushori i Prishtinës, Meriton Korenica tashmë është ngjitur në kuotën e dhjetë golave dhe futet në mesin e top realizatorëve, duke e ndezur luftën për Këpucën e Artë.

Mesfushori rahovecas e ka barazuar me gola sulmuesin e Flamurtarit, Alban Shillova.


Para Korenicës dhe Shillovës gjenden, Kastriot Rexha me 12 gola dhe Festim Alidema i Llapit me 11-të gola.

rexha

Pak më poshtë janë dy sulmuesit e Dritës, Kyrian Nëabueze dhe Betim Haxhimusa, me nga tetë gola.

Aq ka edhe sulmuesin e Llapit, Ahmet Januzi./Telegrafi/

Golashënuesit më të mirë të IPKO Superligës  

1.Kastriot Rexha – (Feronikeli)  - 12 gola 2.Festim Alidema – (Llapi) - 11 gola 3.Meriton Korenica – (Prishtina) – 10 gola 4.Alban Shillova – (Flamurtari) – 10 gola 5.Kyrian Nwabueze – (Drita) - 8 gola 6.Betim Haxhimusa – (Drita) – 8 gola 7.Ahmed Jonuzi – (Llapi) – 8 gola 8.Mendurim Hoti – (Feronikeli) – 6 gola 9.Mario Morina– (Prishtina) 6 gola 10.Fatih Karahoda   (Liria)  6 gola

telegrafi sport app