Milani mund të duhet të përballet me Tottenham Hotspurin pa praninë e Brahim Diazit në fushën.

Spanjolli, i cili e shënoi golin e vetëm në përballjen e parë të tetës së finales, mungoi në humbjen e fundjavës ndaj Fiorentinas.


23-vjeçari e ka lënduar gjurin dhe mund të mungojë edhe në takimin që do ta vendosë skuadrën çerekfinaliste.

rahim1 (Foto: Getty)

Siç njofton Calciomercato.com, Diaz është stërvitur sërish ndaras nga bashkëlojtarët në Milanello dhe është në dyshim serioz për takimin ndaj Spursve.

Seanca stërvitore e të nesërmes (e martë) do të vendosë nëse ai do t’i bashkohet skuadrës për udhëtimin në Londër para takimit të të mërkurës. /Telegrafi/

telegrafi sport app