Golashënuesi më i mirë i SuperLigës së Danimarkës, Robert Skov ka pasur që të debutoj me ekipin e parë danez në ndeshjen kundër Kosovës, por ka pësuar një lëndim në ndeshjen kampionale të fundjavës.


Age Hareide, i cili në mungesën e Robert Skovit, ka thirrur Jacob Bruun Larsen e Borussia Dortmundit në ekipin kombëtar.

"Në lidhje me ndeshjen e Kosovës, ishte ideja që të shfrytëzoj Robert Skovin, ku do të mund të bënte debutimin me kombëtaren. Tani duhet të stërvitet dhe pastaj duhet të shohim se gjendjen e fundit", tha ai.

GettyImages 587140478 Robert Skov (Foto by Celso Junior/Getty Images/Guliver)

"Mungesa e tij nuk i ndryshon aq shumë planet tona, është më shumë për keqardhje që nuk është këtu. Mendoj se do të kishte debutimin i freskët. Atëherë do të ishte një kohë e mirë për të që të luante", tha Hareide.

Ky i fundit ka treguar edhe arsyen se pse ka zgjedhur Kosovën para ballafaqimit me Gjermaninë, ku do të takohen gjatë të enjtes në stadiumin Fadil Vokrri.

Sulmuesi 22-vjeçar deri më tani në këtë sezon ka shënuar 24 gola për skuadrën e Copenhagenit. /Telegrafi/

telegrafi sport app