Kanë përfunduar 45 minutat e para në Allianz Arena në sfidën mes Bayern Munich dhe Inter.

Është skuadra italiane Inter që ka krijuar e para epërsinë në këtë sfidë dhe kanë shkuar në pushim mes pjesëve me rezultat 0-1.


Ishin bavarezët që krijuan më shumë raste shënimi me Michel Olise, Harry Kane e Raphael Guerreiro, por që Yan Sommer ishte në vend.

Ndërkohë në minutën e 38-të tifozët e panë golin e parë në këtë ndeshje.

Neroazzurët kaluan në epërsi pas një aksioni spektakolar, ku Marcus Thuram asistoi te Lautaro Martinez i cili me të jashtme shënoi bukur për 0-1.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Interi shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi 0-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app