Goditet për vdekje këmbësori në Pejë

Një person më kombësi egjiptiane ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 19:47, në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësorë, mirëpo i njëjti ka ndërruar jetë.
“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur këmbësorin me kombësi egjiptiane. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës dhe gjatë tretmanit mjekësor, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë iu është liruar familjarëve, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/10/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































