Përdoruesit e Google Workspace do të shohin shumë më tepër aktivitet të Gemini në përmbledhjen e emaileve të tyre.

Gmail tani krijon automatikisht përmbledhje për temat komplekse, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Përmbledhjet e emaileve të mbështetura nga AI janë të disponueshme për llogaritë e Google Workspace që nga viti i kaluar, por deri më tani ato duhej të aktivizoheshin manualisht.

Në vend të kësaj, teknologjia e Al e Google tani do të "vendos vetë" kur një përmbledhje mund të jetë e dobishme dhe do t'i gjenerojë ato.

Ndryshe, nëse Gmail ende nuk gjeneron një përmbledhje automatike, përdoruesi do të duhet ta kërkojë manualisht atë deri atëherë. /Telegrafi/