Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka reaguar ndaj vendimeve e veprimeve të fundit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) sa i përket kundërshtimit të saj për të njohur ekzistencën e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe prishjen e imazhit të Kosovës në raport me partnerët ndërkombëtar.
GLPS thekson se organi përgjegjës për të menaxhuar zinxhirin më të rëndësishëm të luftës ndaj krimit e korrupsionit, KPK, së fundmi është bërë subjekt që kundërshton ekzistencën e ligjit special që parandalon konfliktin e interesit në Republikën e Kosovës, për ç’gjë, Ambasada e ShBA-së dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë braktisur monitorimin e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të KPK-së dhe kryeprokurorëve në njësitë prokuroriale.
“KPK, në vend që të ishte shembull i garantimit të zbatimit minimal të parimeve të transparencës, ndalimit të konfliktit të interesit dhe integritetit të lartë moral, ajo është bërë sinonim i keqpërdorimit të pushtetit publik që ne e hasim në nivel të partive e të qeverisë. Një prishje e imazhit në përmasa të tilla i jep argument të fortë Komisionit Evropian që të rishqyrtoj pozicionin e tij sa i përket dhënies së rekomandimit për heqjen e vizave për Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.
GLPS thekson se është seriozisht e brengosur me rehatinë me të cilën KPK e arsyeton vazhdimin e procesit për zgjedhjen e kryeprokurorëve në njësitë prokuroriale duke mos njohur ekzistencën e këtij ligji.
“Në mbledhjen e fundit, KPK u deklarua që nuk ekziston legjislacion pozitiv që e rregullon ndalimin e kandidimit të ish anëtarëve të KPK-së në pozita drejtuese në prokurorinë e shtetit. Kjo i bie që praktikisht KPK po thotë që Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit nuk zbatohet mbi ta. Në të njejtën linjë, Ministri i Drejtësisë Selim Selimi i’u bashkëngjit këtij argumenti, kinse duke pranuar që sa më shpejtë të adresohen këto pretendime përmes ndryshimeve ligjore”, thuhet në reagim.
“Ju rikujtojmë të dy institucioneve që Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit zbatohet pa asnjë dilemë mbi sistemin prokurorial dhe çdo organ tjetër publik të shtetit. Asnjë përjashtim nuk e bën Ligjin në fjalë të pazbatueshëm mbi KPK-në. Argumenti i KPK-së është jo veçse i pakuptimtë juridikisht, por edhe me qasje tendencioze. Si mund të ngre një pretendim të tillë një organ qendror i luftës ndaj krimit e korrupsionit? Çfarë mendon një zyrtar i lartë publik i korruptuar kur dëgjon një pretendim të tillë nga KPK-ja? Përgjigjet mbi këto pyetje janë natyrisht tregues që kapja e sistemit prokurorial është evidente saqë as kundërshtimet e partnerëve ndërkombëtar nuk i lejnë shenjë tendencave të KPK-së, në këtë rast”, thuhet më tej.
Prandaj, GLPS i rikujton KPK-së që një pretendim i tillë është në suaza të pastra të abuzimit me pushtetin dhe vepër penale pa asnjë ekuivok.
“I kërkojmë KPK-së të tërhiqet urgjentisht nga një qëndrim i tillë, të anuloj konkurset në fjalë, dhe të njoh ekzistencën e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit si legjislacion pozitiv që përfshin edhe sistemin prokurorial”, thuhet në reagim.
GLPS ka kërkuar nga ministri Selimi të distancohet nga minimizimi i problemit, dhe të mos bëhet bashkëpunëtor në procese të tilla të diskutueshme.
“KPK të mos vazhdoj me asnjë konkurs të radhës pa përmbushur kushtet që të rikthehen në monitorim Ambasada e ShBA-së dhe Zyra e BE-së. Vettingu është e vetmja zgjidhje për ç‘kapjen e sistemit të drejtësisë. Sjelljet e fundit të KPK-së po e forcojnë në çdo moment një argument të tillë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Autobusi dhe tri vetura përfshihen në aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, katër të lënduar
Aksidenti me tri viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Gjilan, polici 21-vjeçar plagoset aksidentalisht nga një i mitur në poligon
Fadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite