Në një luftë gjithnjë e më të hidhur të kujdestarisë, një gjyqtar ka urdhëruar një fitore të madhe për Brad Pitt, e cila ka habtiru Angelina Jolien, që tashmë e quan ish-bashkëshortin e saj një “baba të vdekur” për fëmijët.

Gjykatësi thuhet t’i ketë thënë Joliet që ajo t’i lejojë Bradit t’i vizitojë më shumë fëmijët e saj, para se gjykata të nënshkruajë një marrëveshje të përhershme.


GettyImages 495918822

Sipas mediave, Jolie është dashur të bjerë dakord t'i japë Pittit katër orë takimi çdo ditë me fëmijët në ditët e shkollës dhe 12 orë takim në ditët jo shkollore, raporton New York Post.

Divorci i tyre është shquar si një nga më të vështirit ndonjëherë, sidomos kur bie fjala për kujdestarinë.

GettyImages 986086090

Jo më larg se javën e kaluar në një paraqitje në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, aktorja e dëmtuar akuzoi Pittin se nuk ka paguar asnjë detyrim ndaj fëmijëve që nga viti 2016.

Ndërkohë Brad Pitt më pas e hodhi poshtë këtë teori në gazeta ligjore duke treguar se ai në fakt i kishte huazuar ish-bashkëshortes së tij tetë milionë dollarë për të blerë shtëpinë e saj të re dhe kishte paguar 1.3 milionë dollarë në faturat për të dhe fëmijët e tyre.

GettyImages 693923038

Por një avokate e re e aktores, Samantha Bley DeJean, u kthye me një deklaratë duke thënë: "Një hua nuk është ... përkrahja e fëmijëve, dhe për ta përfaqësuar atë si të tillë është mashtruese dhe e pasaktë".

Data tjetër e tyre e gjykatës është vendosur më 21 gusht

Jolie dhe Pitt kanë gjashtë fëmijë: Maddox, 17 vjeç, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, 12 dhe 10-vjeçarët binjakë Knox dhe Vivienne. /Telegrafi/

GettyImages 495936584