Edicioni 2024/25 në Albi Mall Superligë po i vije fundi dhe deri në përfundim do të luhen edhe dy xhiro.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar edhe orarin e xhiros së 35-të dhe tanimë dihen edhe gjyqtarët që do të gjykojnë në ndeshjet që do të zhvillohen në të njëjtën kohë.


Dita e shtunë pritet të jetë spektakolare në futbollin kosovar, pasi pesë duelet e Superligës zhvillohen me fillim nga ora 16:00.

Vëmendja do të jetë në derbin e Gjilanit, ku Gjilani është nikoqir i Dritës, derisa Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në këtë sfidë.

Por sfida shumë interesante padyshim që do të zhvillohen edhe në Suharekë dhe Malishevë. Ballkani pret Llapin që kërkon vetëm fitoren në sfidën që gjykohet nga Valon Bajgora, derisa Lirim Jashari do të ndajë drejtësinë në duelin Malisheva - Suhareka.

Skuadra tanimë e rënë nga Superliga, Feronikeli ’74 do të pres Prishtinën në Drenas dhe në këtë sfidë është deleguar Mentor Ajeti, ndërsa në duelin Dukagjini - Ferizaj gjyqtar kryesor është Alban Shala. /Telegrafi/

telegrafi sport app