Gjyqësori në Maqedoni në shënjestër të kritikave

Reformat në gjyqësi duhet të jenë thelbësore dhe të nisin të realizohen sa më parë që të jetë e mundur, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike në Maqedoni, duke komentuar zhvillimet e fundit pas dënimit të grupit të Kumanovës me 746 vjet burg për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në këtë qytet.
Nevoja për reforma urgjente sipas Dane Ilievit, ish-kryetar i Gjykatës Supreme vjen edhe për shkak të ngecjes së më shumë proceseve tjera që kanë të bëjnë me ndjekjen e dhjetëra ish-zyrtarëve të tjerë të dyshuar për shpërdorime të detyrës dhe vepra të rënda penale. Por, Iliev thotë se reformat nuk po zhvillohen në pikat më kritike të gjyqësorit.
“Në disa segmente për të cilat vlerësime janë dhënë edhe nga Brukseli, rezulton se reforma është e panevojshme, në disa të tjera reforma është thuajse sipërfaqësore dhe pa të dhëna konkrete se çfarë duhet të bëhet. Vlerësoj se pa detektimin e faktorëve kyç që kanë sjellë në këtë gjendje gjyqësorin, nuk mund të presim reforma, pa apostrofimin e atyre segmenteve që e rrezikojnë sundimin e së drejtës. Gishti në radhë të parë duhet drejtuar tek Këshill Gjyqësor, i cili edhe bëri emërimin e gjykatësve i ndikuar nga politika, zgjedhjen e kuadrove problematikë për anëtarë të këshillit, të cilët fare nuk e kanë idenë për rolin e tyre, por që deri tani vetëm se kanë zbatuar udhëzimet partiake se kush çfarë duhet të punojë”, thotë Iliev.
Nga ana tjetër, Osman Kadriu, profesor i së drejtës kushtetuese, thotë se një segment shumë i rëndësishëm që duhet të t’i nënshtrohet reformës është edhe Këshilli i Prokurorëve, i cili së bashku me Këshillin Gjyqësor, përbën sistemin e drejtësisë. Kadriu beson se pas zgjedhjes së prokurorit të ri që është në fazën përfundimtare, pas shkarkimit të prokurorit kundërthënës, Marko Zvërvlevski, do të ketë sinjal pozitiv për reforma. Por, ai thotë se ky proces nuk mund të jetë e plotë edhe pa dhënien e përgjegjësisë të atyre që e sollën gjyqësorin në këtë gjendje.
“Mendoj se pas zgjedhjes së prokurorit duhet të fillohet edhe me përgjegjësinë konkrete edhe të prokurorëve dhe të gjykatësve. Ata dihen edhe në numër, por edhe me emër e mbiemër. Përgjegjësia duhet të nisë me shkarkimin e tyre nga pozita, ndërsa disa prej tyre, përveç shkarkimit duhet të ndiqen edhe penalisht, pasi gjatë ushtrimit të detyrës kanë bërë edhe vepra penale konkrete. Ne nuk duhet të harrojmë se detyra kryesore e pushtetit gjyqësor është luftimi i krimit dhe korrupsionit, ndërsa në të dyja këto dukuri i kemi të pranishëm pikërisht në gjyqësor, prandaj duhet të ketë përgjegjësi penale”, thotë Kadriu.
Për nevojën e riorganizimit të tërësisht të gjyqësorit flet edhe Dane Iliev ish-kryetar i Gjykatës Supreme. Ai thotë se gjendja mund të përmirësohet, por pa detektuar problemin kryesor në ngecjen e gjyqësorit apo politizimin e tij në shkallën më të mundshme.
“Kjo mund të tejkalohet me zgjedhjen e gjykatësve të rinj dhe me riorganizimin e gjyqësisë në përgjithësi. Është absurde të veprohet edhe më tej në stilin se sot do të punoni në lëndët penale, ndërsa nesër në lëndët kundërvajtëse. Nuk duhet lejuar një sjellje e tillë e kryetarëve të gjykatave që të caktojë lëndët gjykatësve, varësisht interesit të tij apo të atyre që e kanë caktuar në atë pozitë. Duhet të ketë ngritje profesionale dhe gjykatësve të mos u ndërrohen sferat e veprimit, një ditë të gjykojë për krime të rënda ndërsa tjetrën ditë për ndonjë aksident trafiku”, thotë Dane Iliev, ish-kryetar i Gjykatës së Lartë.
Reforma në gjyqësor është një nga pikat kryesore të raportit të grupit të ekspertit të Bashkimit Evropian të udhëhequr nga gjermani Reinhard Priebe, i cili ka detektuar pikat më dobëta jo vetëm të sistemit të drejtësisë, por edhe të institucioneve tjera në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës