Në gjykimin ndaj vëllezërve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për rastin e vrasjes së biznesmenit nga Prishtina, Bedri Rexhepi, në seancën e datës 10.10.2024 është dëgjuar dëshmitari Faton Gashi.
Lidhur me tani të akuzuarit dëshmitari tha se Jeton Vllasaliun e njeh më mirë pasi që edhe kishte punuar bashkë me të, ndërsa për Nexhat Vllasaliun nuk kishte pasur kontakte me të, ndërsa vetëm e kishte ditur që është vëllai i Jeton Vllasaliut.
I pyetur nga prokurori Armend Hamiti se a kishte qenë bashkë me të akuzuarin Jeton Vllasaliu në ditën kritike, më 08.04.2021, dëshmitari Gashi tha se nuk ishte takuar me të akuzuarin atë ditë por kishte biseduar në telefon.
“Jo, me u taku jo, a në telefon po, kemi folë ose në Viber ose në numër, më ka thënë nëse vij kah “Maxi” takohemi e pimë kafe sepse nganjëherë takoheshim aty, nëse jo po shkoj në shtëpi sepse jam i lodhur”- deklaroi dëshmitari Faton Gashi.
“A më ka thirrë apo e kam thirrë nuk më kujtohet. Unë kur kam biseduar me të e kam pyetur: “Pse je mbushë frymë? Çka ke?”. Ndërsa ai më ka thënë: “Jam duke ecur këmbë me shku te kerri”- shtoi tutje dëshmitari Faton Gashi.
Dëshmitari gjatë dhënies së dëshmisë së tij deklaroi se me të akuzuarin Jeton Vllasaliu ishte takuar disa ditë para se ai të arrestohej dhe kishte pirë kafe më të, dhe po ashtu rrugës kishte biseduar me të në veturë.
“Jemi lëshuar teposhtë, nuk e di a kam zbritë te Fontana apo te rrethi, dhe e di që kemi bërë muhabet. Ka thënë se “kemi dhënë deklarata në polici shoqnia që kemi nejtë me Bedriun”, dhe tha se “është gjetë një kerr më doket në Janjevë”. Unë i kam thënë: “Koka rast i rëndë se çkamos po bëhet, po shkon njeri pa kurrgjë hiç në burg”. Më kujtohet se më ka thënë se e ka pasë shok, ai ka dalë me një serbe… edhe unë kam menduar se mos i ka bërë ndonjë gjë ajo”- tha dëshmitari Faton Gashi.
Dëshmitari i pyetur nga përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Besnik Berisha, se a kishte vërejtur ndonjë shqetësim tek i akuzuari Jeton Vllasaliu kur ishte takuar, dëshmitari tha se nuk kishte vërejtur asgjë se “ka qenë i njëjti si çdo ditë”.
Dëshmitari deklaroi se i akuzuari Jeton Vllasaliu nuk i kishte thënë se ai me të ndjerin kishin pasur borxhe mes vete, por tha se i akuzuari i kishte thënë se i ndjeri kishte pasur borxhe ndërmjet veti me familjen e tij.
Tutje, dëshmitari deklaroi se për arrestimin e Jeton Vllasaliut e kishte kuptuar kur kishte shkuar në katund dhe e kishte kuptuar nga miku i tij, vëllai i gruas së tij, dhe se kur ai i kishte treguar për arrestimin ky ishte befasuar.
“Më ka thënë se e kanë marrë për këtë rast, dhe unë kam thënë nuk ma merr menja sepse kam nejtë me Jetonin dhe ka nejtë si gjithë”- deklaroi dëshmitari Gashi gjatë dëshmisë së tij.
Dëshmitari tutje deklaroi se nuk është në dijeni nëse kishte pasur ndonjë konflikt mes të akuzuarit Jeton Vllasaliu dhe tani të ndjerit Bedri Rexhepi.
Pasi që ishte përfundimi i orarit të punës, seanca e sotme u ndërpre.
Çështja po trajtohet në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës së Prishtinës nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Medie Bytyqi, Gent Beka dhe Adnan Kamberi.
Çka thotë aktakuza e Prokurorisë?
Sipas aktakuzës, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu akuzohen se në bashkëkryerje e kanë vrarë biznesmenin Bedri Rexhepi në prillin e vitit 2021. Prokuroria konsideron se vrasja është kryer për shumë të konsideruar të parave.
Rasti ndaj vëllezërve Vllasaliu gjendet në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve. Rast për të cilin Jeton dhe Nexhat Vllasaliu nuk e kishin pranuar fajësinë.
“Misteri i Zhdukjes së Biznesmenit” ishte hulumtimi i cili ishte transmetuar në emisionin “Kallxo Përnime” në maj të vitit 2021.
Sipas aktakuzës, Jeton Vllasaliu më 08.04.2021 Bedri Rexhepin e dërgon në fshatin Vllasali, në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu, pasi paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij.
Gjithnjë sipas aktakuzës, me të arritur te shtëpia e të pandehurit, Jeton Vllasaliu në mënyrë tinëzare e vret Bedri Rexhepin duke menduar që ky i fundit ka shumën e caktuar të parave.
Sipas dosjes së Prokurorisë, pastaj veturën me të cilën Bedri Rexhepi kishte shkuar deri te shtëpia e të akuzuarve, Jeton Vllasaliu e kishte dërguar në arat e fshatit Shushicë – Janjevë, pastaj i pandehuri e kishte thirrur në telefon Nexhat Vllasaliun, i cili i kishte dalë në ndihmë, duke e marrë me veturën e tij personale nga vendi ku Jeton Vllasaliu kishte fshehur veturën e të ndjerit.
Me këtë veprim, sipas dosjes së Prokurorisë, Nexhat Vllasaliu kishte ndihmuar në kryerjen e veprës penale.
Me këto veprime të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë si dhe veprën penale – dëmtim i varreve apo kufomave, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vrasja e dhëndrit, dëshmitari rrëfen se si u detyrua të kthejë veturën nën kërcënimin e armës
Mickoski: Është finalizuar marrëveshja për kredinë hungareze të dedikuar për kompanitë
Toka shqiptare ideale për kanabis, ekspertët: 40% e fondit bujqësor, e përshtatshme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë