Gjykimi ndaj Gani Gecit: Dëshmitari rrëfen momentin e vrasjes së Ruzhdi Shaqirit

Në seancën e sotme të gjykimit të Gani Gecit në Mitrovicë ka dëshmuar Emin Lati, i cili ishte dëshmitar okular në momentin kur ndodhi vrasja e Ruzhdi Shaqirit. Ai tregoi hollësi nga biseda para se të shkrepte revolja.
Tre dëshmitarë kanë dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore në rastin e Gani Gecit, i cili akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit më 2014 në Skenderaj.
Pas Halil Gecit, vëllait të të akuzuarit, dëshmi kanë dhënë edhe Emin Lati e Visar Brahimi, dëshmitarë të thirrur nga prokuroria.
Emin Lati është dëshmitar okular në rastin e vrasjes së Ruzhdi Shaqirit në kafenenë “N’Qosh”. Kurse, Brahimi pronar i këtij lokali që gjendet në qendër të Skenderajt.
Dëshmitari Lati ka rrëfyer për bisedën e zhvilluar ndërmjet të akuzuarit Geci dhe tashmë të ndjerit Ruzhdi Shaqiri pak para se të ndodhte vrasja.
Lati tha se ka qenë i ulur në tavolinë me Ruzhdiun.
“Gania ka dalë nga kafiteria, edhe pse ka kaluar kah ne nuk e ka kthyer kokën. Ruzhdia e ka çu doren dhe i ka thënë “Selam Alejkum”. Gania u ndal dhe u kthy në shkallë dhe i ka thënë Ruzhdisë se a i ke mbledhë njerëzit me bo be. Ruzhdia nuk ia ka kthye përgjigjen dhe Gania u afru te ne ku përsëri e ka pyetur Ruzhdiun i cili nuk është përgjigj. E Gania i ka thënë “njerëzit me mi tubu shpejt”. Ruzhdiu ka livritë pak në tavolinë me qëllim apo jo, nuk e di, po ka livritë, dhe Gania e ka çu dorën n’allti”, tha dëshmitari.
Më tej, Emin Lati tha se është përpjekur ta ndalonte kacafytjen.
“Unë aty kam ndërhy, jam çu në këmbë dhe ju kam thënë “kadale se jeni bo si fëmija”. Gania e ka hjek dorën prej alltie, Ruzhdia ju ka përgjigj: “a po mundohesh mem tutë?” dhe i ka thënë: “qit t’psh…. në të” dhe një fjalë tjetër”, tha dëshmitari.
Pasi trupi gjykues kërkoi që t’i shpjegojë të gjitha fjalët saktë në mes të Ruzhdiut dhe Ganiut, dëshmitari tha:
“Ruzhdia i ka thënë: “shko në k…. se ne do shihemi prapë”, dhe një fjalë tjetër, a e ka sha a qysh nuk po me kujtohet se ata u afruan mes veti dhe qysh i ka pas duart mbi tavolinë Ruzhdia e ka lëshuar dorën nën tavolinë dhe Gania ka reaguar ku edhe krisi alltia”, rrëfeu dëshmitari.
Gjithashtu, Gjykata sot ka diskutuar lidhur me provat e paraqitura nga mbrojtja e Gani Gecit, të cilat sipas mbrojtjes argumentoje rrethanat në të cilat ka kaluar klienti i tij.
Gani Geci gjithashtu e ka kundërshtuar edhe akuzën, duke pretenduar së akuza duhet ta përmbajë edhe “mbrojtjen e nevojshme”.
Mirëpo, Prokuroria i ka cilësuar si të panevojshme për rastin në fjalë dhe i ka bërë thirrje gjykatës të mos i pranojë si prova materiale.
Avokati Ndrec Doda, por edhe klienti i tij, e kanë kundërshtuar mendimin e prokurores dhe kanë kërkuar nga Gjykata që t’i pranojë si prova dhe të thirren dëshmitarët që janë përmendur në ato shkresa.
Trupi gjykues deri në seancën e radhës, e cila është paraparë të mbahet më 16 maj, do të marrë një vendim lidhur me provat shtesë të mbrojtjes së Gani Gecit.
Incidenti për të cilin po gjykohet Gani Geci ka ndodhur më 4 gusht 2014 në kafenenë “n’Qosh” në Skenderaj.
Gani Geci që nga dita e vrasjes së Ruzhdi Shaqirit e deri më 22 gusht 2014 kur iu dorëzua EULEX-it, konsiderohej i arratisur, pasi nuk dëshironte të binte në duart e drejtësisë vendase.
Në seancën e 4 prillit të këtij viti, trupi gjykues i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit që e mori rastin e tij, ia ndryshoi aktakuzën.
Geci nga trupi gjykues me shumicë të gjyqtarëve vendas akuzohej për vrasje në tronditje të thellë mendore dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa nga EULEX-i akuzohet për vrasje të rëndë, përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje.
Dënimet për vrasje të rëndë sillen nga dhjetë vjet burg deri në burgim të përjetshëm.
Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe Halil Geci, vëllai i madh i të akuzuarit. Ai ka treguar për të gjitha problemet të cilat i ka pasur Gani Geci por edhe e tërë familja që nga përfundimi i luftës. Halil Geci ka përmendur ndër të tjera edhe atentatin ku i plagosur mbeti Ganiu e u vranë dy shokë të tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës