LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësit thonë se Ruskovska ju ka thënë “do të jua dridh të brendshmet”

Gjykatësit thonë se Ruskovska ju ka thënë “do të jua dridh të brendshmet”

Gjykata e Apelit në Shkup përmes një komunikate e informon opinionin për SMS-mesazhin që mbrëmë prokurorja Villma Ruskosvska, ia ka dërguar njërit nga anëtarët e Këshillit Penal në Gjykatën e Apelit, i cili ka marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit të ankesës së prokurores Katica Janeva për masën e paraburgimit.

Siç thonë nga Gjykata Penale, Ruskovska anëtarit të Këshillit Penale i ka thënë se “për shkak të gjykatësve si ai, nuk mund të anëtarësohemi në BE”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse ti me këshillin e lëshoni Katicën, ta dini se do t’ua dridh të brendshmet gjithë këshillit me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si ju, asnjëherë nuk do të anëtarësohemi në BE. Nëse nuk është këshilli i yt kërkoj falje, nëse është, do ta shihni”. Ky ka qenë mesazhi i Ruskovskës, sipas Gjykatës së Apelit.


Janeva me fytyrë të mbuluar lëshohet në paraburgim shtëpiak
Lexo po ashtu Janeva me fytyrë të mbuluar lëshohet në paraburgim shtëpiak

Nga Gjykata e Apelit thonë se ky mesazh paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë dhe ndërhyrje në punën e gjykatësve.

“Sjellja e këtillë e prokurorit publik është precedan në sistemin gjyqësor me të cilin drejtpërdrejtë prishet imazhi i gjykatës, si dhe parimet e kushtetutshmërisë të pushtetit gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Më tej shtohet se për këtë mesazh janë informuar edhe institucionet tjera kompetente./Telegrafi/

Gjykatësja që lejoi kontrollet e PSP-së në DKS, do të merret në pyetje nga Ruskovska
Lexo po ashtu Gjykatësja që lejoi kontrollet e PSP-së në DKS, do të merret në pyetje nga Ruskovska

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori