Instituti i Kosovës për Drejtësi sot ka publikuar raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”, sipas të cilit me rastin e shpalljes së aktgjykimit nga ana e gjyqtarëve ka moszbatueshmëri të Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Prandaj, raporti vlerëson se gjykatat kanë dështuar që të përmbushin programin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Hulumtuesja e IKD-së, Arrita Rezniqi tha se ndonëse ky ligj hyri në fuqi në vitin 2015 tek në vitin 2017 nisi së zbatuari.
Pesë kategoritë që vlerësohen si vepra të kompensueshme janë vrasje, trafikimi me njerëz, dhunimi, keqpërdorimi seksual i fëmijëve dhe veprat penale që bien brenda përkufizimit të dhunës në familje.
Ndërsa, te Komisioni për kompensimin e Viktimave të Krimit dëmshpërblim kanë kërkuar 50 persona , prej tyre 15 kërkesa janë aprovuar ndërsa 20 janë refuzuar, e 15 janë në proces.
“370 aktgjykime dënuese të përzgjedhura në mënyrë rastësore dhe proporcionale për secilën gjykatë dhe degë të saj në këtë aspekt kemi analizuar 185 aktgjykime të vitit 2018, ku 165 janë të Gjykatave Themelore ndërsa 20 të Gjykatës së Apelit dhe njësoj është për vitin 2019. Dhe për vitin 2015 kur ka filluar Ligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit e deri në vitin 2017 nuk kemi arritur të identifikojmë ndonjë aktgjykim ku është zbatuar ky ligj… Ky komision qysh prej funksionalizimit të tij e deri më sot ka trajtuar gjithsej 50 kërkesa për kompensim, ku në bazë të informatave që kemi pranuar kemi kuptuar se 30 prej këtyre kërkesave janë refuzuar, 15 janë aprovuar përderisa 15 të tjera janë duke u trajtuar. Prej këtyre kërkesave që janë aprovuar prej komisionit vlera më e madhe e kompensimit ka arritur shumën prej 6 mijë eurosh, përderisa vlera më e ulët që është aprovuar të kompensohet kap vlerën prej 2 mijë eurove”, tha ajo.
Ligji parasheh që gjykata duhet të obligojë të akuzuarin që të paguajë edhe taksën për kompensimin e viktimave të krimit për veprat penale që gjykohet në Departamentin e Përgjithshëm që kap shifrën 30 euro, kurse në Departamentin e Krimeve të Rënda 50 euro.
Raporti për mbushjen e Programit për Kompensim të Viktimave të Krimit vë një pah se gjyqtar të njëjtë nuk kanë zbatuar ashtu siç duhet vënie e taksës ndaj të akuzuarve.
“Në këtë aspekt në Këshillin Gjyqësor të Kosovës që prej fillimit e deri tani janë grumbulluar gjithsej 241 mijë e 941 euro nga kjo taksë… Në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës janë grumbulluar 63 mijë e 816 euro. Në bazë të hulumtimit që kemi realizuar ne kemi gjetur se gjatë viteve 2015 dhe 2017 ky ligj pothuajse fare nuk është zbatuar kjo është vërtetuar jo vetëm për shkak të aktgjykimeve që nuk kemi arritur t’i evidentojmë por edhe në bazë të përgjigjeve nga intervistat me gjyqtar të ndryshëm dhe nga të dhënat e KGJK-së, ku kemi kuptuar se në vitin 2015 të dhënat lidhur me të hyrat nga kjo taksë nuk janë përpunuar fare, në vitin 2016 nuk ka pasur të hyra, ndërsa në vitin 2017 ka qenë një shumë fare e vogël prej 1620 eurove derisa për vitin 2018 dhe 19 jemi marr me analizën e aktgjykimeve në mënyrë rastësore për të analizuar secilën dhe në këtë drejtim nga 70 aktgjykime të analizuara që janë shpallur prej gjyqtarëve në Departamentin e Krimeve të Rënda në 28 raste nuk është zbatuar ligji, ndërsa në 42 të tjera po”, theksoi Rezniqi.
Kurse, hulumtuesi i IDK-së, Leotrim Gashi tha se zbatueshmëria e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit në Gjykatën e Apelit është zero.
Sipas tij, gjyqtarët nuk po e zbatojnë praktikën e informimit për viktimat e krimit për të drejtën e kompensimit.
Raporti thotë se deri tani ndaj gjyqtarëve të cilët nuk po e zbatojnë këtë ligj nuk është hapur iniciuar asnjë masë disiplinore.
“Zbatueshmëria e ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit në këtë gjykatë fatkeqësisht është rezulton se është zero, pikërisht është zero. Pikërisht Gjykata e Apelit duhet të jetë ajo gjykatë e cila duhet të luaj rolin kryesor në mënyrë që të gjithë gjyqtarët ta zbatojnë ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit…Në këtë analizë të këtyre aktgjykimeve kemi vërejtur se përpos rasteve që ata kanë vërtetuar se aktgjykimi me të cilat është zbatuar taksa ka pasur raste kur kanë vërtetuar se nuk është zbatuar taksa. Kurse ajo që është më e keqja kemi pasur edhe raste në të cilat është ndryshuar aktgjykimi i gjykatës themelore por prapë edhe gjyqtarët e Gjykatës së Apelit kanë marr vendime të cilat viktimat e krimit nuk do mund të arrijnë në kompensim”, u shpreh Gashi.
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka rekomanduar që gjyqtarët duhet me urgjencë të zbatojnë në mënyrë të plotë në çdo rast të kërkuar nenin 39 të Ligjit për Kompensim të Viktimave të Krimit, sidomos kur dihet se ky ligj ka për qëllim rritjen e buxhetit për Programin e viktimave të krimit.
Po ashtu, gjyqtarët duhet ta bëjnë praktikë të përhershme që në aktgjykimet dënuese varësisht se në cilat departamente gjykojnë, përpos shpenzime të procedurës penale dhe paushallit gjyqësor, të përcaktojnë edhe taksën në emër të viktimave të krimit etj. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025