LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e Pançevskit, nuk kishte akt të formës së prerë

Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e Pançevskit, nuk kishte akt të formës së prerë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e hodhi poshtë kërkesën për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, të parashtruar nga ish-kryetari i Gjykatës Themelore Penale – Shkup, Vlladimir Pançevski, për shkak të pengesave procedurale.

Në sqarimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se duke qenë se aktgjykimi i Gjykatës së Apelit KZ.746/2020 i datës 14.07.2021 është revokuar nga Gjykata e Lartë më 09.02.2022, gjë që tregon se procedura para gjykatave të rregullta ende nuk ka përfunduar dhe mungon një nga elementet bazë të parashikuar në nenin 51 të Rregullores së Punës së Gjykatës, pra ekzistenca e një akti të formës së prerë, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë në themel kërkesën e paraqitur.

Parashtruesi Pançevski, përmes avokatit të tij Petro Janura, avokat nga Shkupi, në kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, konsideron se me aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Veles dhe të Gjykatës së Apelit në Shkup janë cenuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit në lidhje me ndalimi i diskriminimit të qytetarëve në bazë të përkatësisë shoqërore, përkatësisht statusit social në aspektin e statusit profesional, si dhe në bazë të përkatësisë politike, përkatësisht bindjes politike./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori