LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen për Rezart Taçin, biznesmeni në arrati akuzohet për pastrimin e parave të mafias italiane

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen për Rezart Taçin, biznesmeni në arrati akuzohet për pastrimin e parave të mafias italiane

Biznesmeni Rezart Taçi do të gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posaçme me akuzën se tentoi të pastronte në Shqipëri 18.4 milionë euro të mafies italiane ‘Cosa Nostra’.

Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij.

GJKKO ka pranuar sot, 13 shkurt, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për biznesmenin në arrati dhe në kërkim ndërkombëtar, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal”.


SPAK ka arritur në përfundimin se Taçi me kuantin dhe shoferin e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunim me italianët Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Të tre italianët së bashku me Rezart Taçin po gjykohen në një proces që ka nisur tashmë në Itali.

18.4 mln euro të mafies italiane ‘Cosa Nostra’ u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021 dhe më pas u konfiskuan. SPAK thotë se Taçi do pastronte patarë përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen. Nga hetimet e SPAK thuhet se Balla dhe Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.

Ndihma që biznesmeni i naftës Rezart Taçi ka dhënë për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për përfitimin monetar në masën 16 për qind, në raport me shumën e transferuar në Shqipëri e cila që do të vijonte të transferohej në vende të tjera me qëllim fshehjen e origjinës.

Deri më tani për këtë çështje Bledar Lilo e Artur Balla janë dënuar përkatësisht me 6 vjet e 8 muaj dhe 7 vjet e 4 muaj burgim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori