LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Pejës merr vendim për lirimin e vilave të sekuestruara në Brezovicë

Gjykata e Pejës merr vendim për lirimin e vilave të sekuestruara në Brezovicë

Gjykata Themelore në Pejë ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit Rasim Maloku për caktim të masës së sigurisë për vilat e sekuestruara në tetor të vitit të kaluar në Brezovicë.

Rreth 76 objekte u patën sekuestruar përkohësisht në aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë në Zonën e II-të të Parkut Kombëtar “Sharri”, pasi dyshohet se janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin.

Rasti Brezovica, u sekuestruan mbi 70 vila - aksioni vazhdon edhe për rreth 500 objekte të tjera pa leje
Lexo po ashtu Rasti Brezovica, u sekuestruan mbi 70 vila - aksioni vazhdon edhe për rreth 500 objekte të tjera pa leje

Të njëjtat tashmë janë liruar dhe do t’u kthehen pronarëve.


Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

“E konfirmojmë se me Urdhrin e Gjykatës Themelore në Pejë UGJK.nr.161/22, të datës 06.07.2023, është hedhur si e pasafatshme kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar. Është marrë vendim për lirimin e tyre dhe të njëjtat do t’u kthehen pronarëve”, ka thënë Zhuti.

Ndryshe, sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj këto objekte janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” si dhe Planin Hapësinor për Pakun Kombëtar “Sharri”.

Këto objekte siç bëhej e ditur nga prokuroria, “janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar ‘Sharri’, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë”.

Ndërsa prokurori i rastit, Rasim Maloku, në një prononcim për Telegrafin ka mohuar se kërkesa është dorëzuar pas afateve ligjore. Ai ka thënë se nuk i komenton vendimet e gjykatës, por ka shtuar se do të ankohen në Gjykatën e Apelit.

“Do të ankohemi në Gjykatën e Apelit. Ne besojmë që kërkesën e kemi dorëzuar me kohë, por vendimet e gjykatës nuk i komentojmë”, ka deklaruar Maloku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person

Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person

Kronika e Zezë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Lajme
Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Politikë
Kalo në kategori