LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë nuk pranon ankesat, Gordana Jankulloska duhet ta vuajë dënimin me burg

Gjykata e Lartë nuk pranon ankesat, Gordana Jankulloska duhet ta vuajë dënimin me burg

Ish-ministrja e MPB-së, Gordana Jankulloska duhet të shkojë në burg për shkak se Gjykata e lartë e vërtetoi vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin ‘Tanku’. Jankulloska, sipas vendimit gjyqësor duhet të vuajë dënim me burg për 4 vite.

“Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë së Veriut e informon opinionin se më 17 shtator 2020, vendosi për lëndët KVPKOK2KVP nr. 6/19 dhe KVPKOK2KVP nr. 7/19, të cilat u parashtruan nga të dënuarit Nikolla Gruevski, Gjoko Popovski dhe Gordana Jankulloska”, njoftojnë nga Gjykata e Lartë.

Me vendimet e miratuara, Gjykata e Lartë refuzoi ankesat e të dënuarve dhe i vërtetoi vendimet gjyqësore të Gjykatës së Apelit në Shkup.


Për të njëjtin rast, Gjykata e Apelit, ndihmësit të MPB-së, Gjoko Popovskit, i cili kishte dënim prej 6 vite e gjysmë, ia uli dënim në 4 vite, ndërsa Nikolla Gruevski dënohet me 2 vite burg.

Bëhet fjalë për blerjen e një veture superluksoze për ish-kryeministrin Gruevski e cila kushtoi 600 mijë euro dhe për të cilin organet ligjore e vlerësojnë se ka pasur keqpërdorim detyre dhe harxhim i panevojshëm i taksave të qytetarëve. Përndryshe, ky rast ishte edhe në bombat e paligjshme të publikuara nga LSDM-ja, atëherë opozitare. /Telegrafi/

Ky Mercedes e mallkoi Gruevskin dhe Jankullovskën
Lexo po ashtu Ky Mercedes e mallkoi Gruevskin dhe Jankullovskën

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori